Prishtinë,14.02.2020
Drejtori i Përgjithshëm z. Fadil Kodra i shoqëruar nga zv. Drejtori i Përgjithshëm Z. Shefki Abdullahu dhe përgjegjësi për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe me Publikun z. Nehat Koçinaj ,pritën në takim njoftues dhe informues stafin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Nga ky takim, personeli I Ambasadës u njohën për së afërmi me aktualitetin ku Agjencia e Menaxhimit Emergjent vepron dhe mandatin e saj brenda fushës së misionit. Në fokus ishin mundësit e ngritjes dhe zhvillimit te kapacitetit të AME-s në përmbushje të misionit.